Shqipëria “pushtohet” nga i nxehti afrikan, por çfarë ndodh me motin nesër?

Jil
Jil
1 Min Read

 

Edhe për ditën e nesërme vendi ynë do të mbetet në ndikimin e masave ajrore të nxehta afrikane por relativisht të paqëndrueshme dhe të lagështa.

Sipas “SHMU” moti parashikohet fillimisht i kthjellët dhe nga orët e mesditës deri ato të pasdites vranësirat do të vijnë drejt shtimit në zonat kodrinore e malore.

Në këto zona reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët.

Merr lajme ekskluzive

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu.

Në relievet malore në lindje reshjet në periudha afatshkurtra parashikohen në formën e rrebesheve me rrufe e breshër.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim- veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet.

Valëzimi në dete i forcës 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 19 deri 35°C, në zona e ulëta 19 deri 37°C , në zona bregdetare 22 deri 34°C.

 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *