Vrasja në Fier, autori dyshohet të jetë larguar drejt Vlorës!

Editor
1 Min Read

Një 41 vjeçar u ekzekutua sot paradite në qytetin e Fierit. Vrasja u shënua rreth orës 11:00 në lagjen ‘16 prilli’. Viktima u identifikua si Erjon Javori, 41 vjeç banues i këtij qyteti. 
Në njoftimin e policisë thuhet se autori është identifikuar dhe po punon për arrestimin e tij por nuk bëhet i ditur emri. Policia ka rrethuar zonën me shirit ndërsa ekspertë të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për mbledhjen e provave. 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se viktima është vrarë me pistoletë për motive të dobëta, një krushqi e prishur.

Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit

Share This Article
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *