JiL.al - Jeto i Lumtur

Një grua dëshironte të shkonte në një qendër fetare për të mbajtur një ligjëratë dhe mori një taksi e cila e çoi deri në adresën e dëshiruar. Në momentin që…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një grua dëshironte të shkonte në një qendër fetare për të mbajtur një ligjëratë dhe mori një taksi e cila e çoi deri në adresën e dëshiruar. Në momentin që vendosi të paguajë për shërbimin e transportit, shoferi, një djalë i ri i cili ishte rreth njëzet e pak vite, refuzoi t’i marrë të hollat duke i thënë: Unë jam betuar se nga ata që i transportoj për në xhami, kishë dhe në spital nuk do të marr asnjë lek. Vetëm do

të doja që ata të luteshin për nënën time e cila ndërroi jetë tre vjet më parë, andaj të lutem, lutu edhe ti për të. Emri i saj është Nura. Pasi u largua nga makina dhe hyri në sallën ku mbahej ligjërata, për këtë informoi të gjithë pjesëmarësit dhe u kërkoi që të luteshin për atë grua. Ata, duke u solidarizuar dhe nga admirimi për djaloshin, mblodhën edhe donacione vullnetare midis tyre për ta paguar gërmimin e një

pusi me ujë në emër të nënës së tij. Çdo udhëtar i etur që pinte ujë nga ai pus, uronte me gjithë shpirt atë që e kishte ndërtuar dhe i shuante etjen. Mësimi: Këto urata dhe vepra të mira do të vijojnë ti dërgohen asaj nëne gjatë gjithë kohës që pusi do të jetë funksional, dhe kjo për shkak të djalit të saj të ndershëm. Rritja e një fëmije “të hajrit” është një investim, frytet e të cilit nuk kanë të shteruar. Nuk ka

rëndësi nëse prindi juaj jeton apo jo, ju gjithmonë mund ti dërgoni vepra të mira me sjelljen tuaj. I dërguari i Zotit thotë se një nga shkaqet për dikë që të fitojë parajsën është një fëmijë i mirë i cili i lutet Zotit për të. Duke shpresuar që të ju ketë pëlqyer dhe duke uruar që të mos më kritikoni, po kam dëshirë ta mbyll postimin e sotëm me një tregim disi të çuditshëm dhe argëtues. Një udhëtar pasanik futet në

një hotel, vendos njëqind mijë lek mbi banak dhe i thotë sportelistit: Dua dhomën më të mirë për sonte. Sportelisti u gëzua shumë, i jep çelësin e dhomës më luksoze dhe i thotë të ngjitet në katin e njëzetë. Pasi udhëtari u largua, sportelisti mori njëqind mijë lekshin dhe menjëherë ia dha furrxhiut ngjitur sepse ia kishte borxh për shkak të furnizimeve që kish marrë për hotelin. Furrxhiu i mer paratë dhe menjëherë

ia jep mullixhiut sepse ia kishte marë hua për shkak të furnizimit me miell për furrën e tij. Mullixhiu këto para ia jep kasapit pasi kishte marë mish hua tek ai. Nga ana e tij, kasapi ia jep këto para fermerit nga i cili blinte kafshët dhe kishte detyrim për ti dhënë. Fermeri vjen me nxitim tek sportelisti i hotelit dhe ia vendos njëqind mijë lekshin mbi banak pasi ai hera herës flinte në atë hotel dhe i kishte ngelur borxh.

Në këtë moment udhëtari pasanik zbret tek sportelisti dhe e mer njëqind mijë lekshin nga banaku duke i thënë: Dhoma nuk më pëlqeu, po mar paratë e mia dhe po iki. Edhe pse pasaniku nuk fjeti në hotel, jetuan në paqe dhe pa borxhe sëbashku sportelisti, furrxhiu, mullixhiu, kasapi dhe fermeri. Miq edhe pse duket si tregim për të qeshur, besoj se ka shumë ngjashmëri me sistemin tonë ekonomik me të cilin

përballemi. Pothuajse të gjithë njerëzit që unë njoh e kanë secili nga një kredi për të larë. Nuk e di pse më ngjan shumë me tregimin që sapo ju thashë. Më duket sikur dikush do me patjetër që ne të jemi të zhytur në borxhe. Tani lind pyetja, si ka mundësi miq që pesë persona të cilët ishin të gjithë me borxhe të sistemohen me njëri tjetrin në këtë mënyrë? Mirëpres opinionet tuaja dhe të jeni të bindur që i lexoj të gjitha komentet. Faleminderit dhe mendjen në vend.

Scroll to Top