Ka rënë në pranga nga autoritetet italiane një 28 vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Apelit të Tiranës.
Efektivët e policisë rrugore, ndaluan rastësisht një kamion për kontroll rutinë, ndërsa brenda tij ishin dy persona. Një prej tyre nisi të shfaqej nervoz, duke ngjallur dyshime tek efektivët e policisë.
Pas kontrollove, personi rezultoi se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi ishte dënuar në Shqipëri me 7 vite burg për trafik droge.
Pas arrestimit, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku edhe do të vuajë dënimin.