“Më vjen mirë, gëzohem!” Beatrix Ramosaj bën deklaratën e papritur për ribashkimin e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt

Jil
Jil
2 Min Read

Gjatë pjesmarrjes në ‘Festivalin e Klipit Shqiptar” në Uqin disa javë më parë ajo është intervistuar nga gazetarja e emisionit ‘Ora Verore’ dhe intervista është publikuar ditën e sotme. Mes të tjerash këngëtarja është pyetur edhe se çfarë mendon për ribashkimet e fundit.

“Ribashkimet e kujt?”– pyeti Triksa teksa gazetarja i tha: “Për shembull po përflitet gjithandej Donaldi dhe Bora që janë ribashkuar?”

“A shumë mirë, më vjen mirë, gëzohem”- u përgjigj Triksa, e cila dukej paksa në siklet. Kjo deklaratë e këngëtars pason atë të para disa javëve kur ajo u uroi atyre lumturi. “Nëse ata e kanë gjetur lumturinë edhe unë ua uroj.”- u shpreh ajo kur u pyet për herë të parë për ribashkimin e çiftit.

“Ma shumë se ti” dhe “Vonë” ishin këngët që Beatrix publikoi pas ndarjes nga Donaldi, duke shkaktuar një ‘furtunë’ në rrjetet sociale. Menjëherë këngët u lidhën me historinë e tyre ku ndjekësit shprehën se në fakt vargjet ishin për ish-partnerin e saj. Pak ditë më parë në një video-live në rrjetet sociale, ajo u shfaq së bashku me Fifin, ku foli në lidhje me këngët e saj. Ajo tha se asnjëra prej tyre nuk është dedikim duke shtuar se ajo as nuk i ka shkruar vetë tekstet e tyre.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu.

 

Vlen të theksohet se në fakt Beatrix i ka dedikuar një këngë Donaldi, gjë që e ka pranuar vetë ajo. Bëhet fjalë për projektin i cili mban titullin “Faj” që e lançoi pas dajes nga formati. Në tekstin e këngës këngëtarja nga Kosova rrëfente paragjykimet që ka marrë. Ajo theksonte se njerëzit e kanë bërë me faj çiftin pa e ditur se çfarë ata përjetojnë.
Jeto I Lumtur.al
Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *