Debati që nisi për shuplakën gjatë ditëve të fundit në shtëpinë e Big Brother, vijoji edhe natën e sotme të spektaklit.
Ende pa u dhënë klipi i asaj që Roza pretendon se Meri e qëlloi, të dyja hodhën akuza ndaj njëra-tjetrës.
Roza e akuzoi Merin se shpif dhe se nuk e ‘llogarit në lojë”, ndërsa Meri tha se ndihet e provokuar. Vëllai i Madh ka marrë një vendim lidhur me situatën e krijuar dhe në zarfin e kuq të ardhur në studio për Merin është marrë ky vendim:
Pasi ka parë me vëmendje situatën mes Merit dhe Rozës, Vëllai i Madh ka vendosur që Meri të shkojë automatikisht në nominim bashkë me banorët e tjerë që do të nominohen sot në fund të spektaklit!