JiL.al - Jeto i Lumtur

Pse meshkujt kanë jetëgjatësi më të shkurtër se femrat?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shkencëtarët kanë zbuluar të dhëna të reja që mund të shpjegojnë pse burrat zakonisht nuk jetojnë aq gjatë sa gratë.

Hulumtimet sugjerojnë se kjo është e lidhur me humbjen e kromozomit Y, i cili mund të ndikojë aktiviteitn e muskulit te zemrës dhe mund të çojë në dështim vdekjeprurës të zemrës.

Rreth 40% e 70 vjeçarëve vuajnë nga humbja e këtij kromozomi seksual mashkullor, por ata mund të përfitojnë nga një ilaç ekzistues.

Kromozomet janë tufa të ADN-së në secilën qelizë të cilat vijnë në çifte. Gratë kanë dy kromozome X, ndërsa burrat kanë një kromozom X dhe Y.

Profesor Kenneth Ëalsh, nga Universiteti i Virxhinias, tha: “Veçanërisht pas moshës 60 vjeç, burrat vdesin më shpejt se gratë. Është sikur ata biologjikisht të plaken më shpejt.Shumë meshkuj fillojnë të humbasin kromozomin e tyre Y në një pjesë të qelizave ndërsa plaken, diçka që duket të jetë veçanërisht e vërtetë për duhanpirësit.

Shkencëtarët më parë zbuluan se burrat që vuajnë nga humbja e kromozomit Y kanë më shumë gjasa të vdesin në një moshë më të re dhe të vuajnë nga sëmundje të lidhura me moshën, si Alzheimer.

Hulumtimi i ri besohet të jetë prova e parë e fortë se humbja e kromozomeve shkakton drejtpërdrejt efekte të dëmshme për shëndetin e meshkujve.

Ai shtoi: “Ky hulumtim i ri ofron të dhëna se pse meshkujt kanë jetëgjatësi më të shkurtër se femrat”.

LIFE STYLE Kuriozitete

Jeto I Lumtur.al

Scroll to Top