A do të ketë penalizime? “Plas” keq në shtëpinë e “Big Brother VIP”, Luizi ‘merr hak’ ndaj banorit (VIDEO)

Jil
Jil
1 Min Read

Luizi mori “hak” ndaj Ronaldos, duke i hedhur atij salcë domatesh në kokë. Ky i fundit ditën e djeshme e bëri shtëpinë me miell, pasi u revoltua nga një rreng që Jori, Dea dhe Keisi i ngritën atij.

Tre vajzat i hodhën miell në shtrat Ronaldos, ndërsa ai për t’ia kthyer në të njëjtën mënyrë, hodhi miell në dhomën e gjumit, në dhomën e ndenjjes, e më pas në të gjithë shtëpinë. Ai madje debatoi ashpër edhe me Nitën, pasi mendoi që kjo e fundit mund të ishte e përfshirë në rrengun që Jori, Dea dhe Keisi i ngritën atij.  

Pas Nitës, Ronaldo u grind edhe me Luizin, pasi ai e “urdhëroi” të pastronte shtëpinë. Pikërisht debati që ata të dy patën për pastrimin e shtëpisë, dyshohet se shtyu Luizin sot që t’i hidhte salcë domatesh Ronaldos në kokë.

Pas këtij incidenti, Ronaldo ulëriti sepse nuk e kishte mendjen në momentin që Luizi u afrua me salcë në dorë, e më pas ai shkoi të bënte dush.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *