Luizi, Kiara, Olta dhe gjithë lojtarët e tjërëë të BBV, janë bërë si pjestarë të shtëpisë në çdo familje shqiptare.
Kryefjala e ditës sot në Tiranë dhe kudo në Shqipëri nuk janë çmimet e larta, e as rrogat e ulta, por çfarë ndodh dhe kush del të shtunë apo të martë nga shtëpia e Big Brother.
Madje shqiptarët kanë edhe banorin e tyre të preferuar, ku shumicën mesa duket i ka Luizi, i cili ëhstë kthyer në një fenomen më vete.
Ka dhe nga ata qytetarë që përveç banorit të preferuar kanë edhe armikun brenda shtëpisë, për të cilin janë gati të çojnë me dhjetra mesazhe vetëm për ta nxjerrë nga BBV.