Biznesmeni shqiptar i cili jeton në Norvegji, Bujar Zhuri, kur u fut në “Big Brother VIP”, një javë më parë, pasi bleu skulpturën që banorët bënë brenda shtëpisë, i tha këngëtarit Luiz Ejlli se nëse ai martohet me Kiarën dhe e fton në dasmë, atëherë ai do t‘i dhurojë një udhëtim në Polin e Veriut.
Një premtim që u duk i pabesueshëm, por z.Bujar ishte i ftuar së fundmi në emisionin ‘Wake Up‘, ku ka ritheksuar se ai do ta mbajë fjalën. Madje Zhuri ka treguar se udhëtimi me traget nëpër brigjet e Norvegjisë deri afër Polit të Veriut është spektakolare.
“Unë i bëra Luizit në pyetje, a do martohesh? Nëse do martohet, ai ka një ftesë nga unë në Polin e Veriut. Nuk mund të them që është një muaj mjalti, por është një udhëtim në Polin e Veriut… Disa fansa të Luizit më kanë shkruar, vërtet e ftove Luizin apo ishte shaka? Jo i thashë është e vërtetë.
Nëse ai bën dasmë dhe mua më fton në dasmë, do i bëj një dhuratë dhe është krejt normale. Dhurata është një udhëtim me traget që është shumë special, turistët janë kinezë, japonezë, amerikanë, gjermanë, është elitë faktikisht dhe udhëton nëpër brigjet e Norvegjisë, nëpër fjorde të ndryshme, deri në skajin verior të Norvegjisë, afër Polit të Veriut.
Disa në Shqipëri mendojnë që atje ka vetëm pinguinë, por ka arinj të bardhë, edhe kaproj. Ai është një udhëtim shumë special dhe i veçantë dhe të bën që të shikosh një pjesë tjetër të globit dhe natyra norvegjeze është shumë e veçantë“ – tha z.Zhuri në emisionin ‘Wake Up‘.
Dil ore, marrsh malet. Udha e mbarë!’, Kiara ‘i tregon derën’…
Zhduket pa gjurmë shqiptari në Greqi, familja alarmon policinë..
Hyrje të reja në shtëpinë e “BBVA”? Moderatorja e njohur ‘trondit’...
“Nuk ma mbush mendjen kjo Efi”/ Luizi i tregon Kiarës planin…