Antonela Berisha ishte pjesëmarrëse në sezoni ne parë të “Big Brother VIP”, teksa në sezonin e dytë, u deklaruar një fanse e zjarrtë e Luizit.
Ish-banorja Berisha zbuloi se Luizi ishte një person që ka sens humori dhe kjo është një karakteristikë që ajo e pëlqen tek meshkujt. Ajo tha se nëse do ishte pjesë e BBVIP 2 do luftonte me Kiarën për këngëtarin.
“Tek meshkujt shikoj karakterin dhe nëse më bën për të qeshur dhe nëse i kupton shakatë e mija. Tani nuk e kam as partnerin që kam pasur. Jemi ndarë. Të përbashkët me Luizin kishin vetëm gjatësinë. Jemi ndarë për mospërputhje karakteri. Po të isha unë, Kiara dhe Luizi, do luftoja me shpatë të madhe për të.” -tha Antonela.