Buxheti i shtetit për vitin që vjen kap shifrën e 8.2 miliardë eurove, por si ta lexojmë këtë shifër, a mund të themi se shpenzimet e planifikuara shkojnë në rritjen e mirëqënies së qytetarëve?
Eksperti i ekonomisë Klodian Muço është i mendimit se edhe në këtë buxhet qeveria vërtetë financon nevojat, por nuk adreson sfidat me të cilat përballet ekonomia.
Ne shohim që vitin që vjen arsimi nuk merr fonde të qënësishme. Sektori i shëndetësisë po ashtu. Lista e barnave të rimbursueshme që ndikon direkt tek qytetarët ka vite që nuk ndryshon. Bujqësia sektori jetik për gati gjysmën e popullsisë është lënë jashtë vëmëndjes në drejtim të financimit. Për këto arsye unë nuk e konsiderojë si një buxhet për qytetarët”, tha Klodian Muço.
Sipas tij, ky buxhet mund të konsiderohet si buxheti i investimeve në infrastrukturë.
“Totali i shpenzimeve për investime publike kap shifrën e 161 miliard lekëve, apo 1.6 miliardë eurove apo sa 6.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Duke parë listën konkrete të projekteve, shohim se fondi më i madh është fokusuar në infrastrukturë. Ne vërtetë kemi nevoja për të ndërtuar rrugë, porte apo hekurudha, por fokusimi i fondeve në disa projekte jo efiçente është tregues i shpërndarjes jo siç duhet të parave”, tha Muço.
Eksperti thotë se edhe viti që vjen nuk priet të ketë ndonjë risi, por do të jetë një vazhdim i vitit aktual në aspektin ekonomik.