A ke bërë gjë me Luizin brenda shtëpisë së BBVIP? Rrëfehet Kiara Tito

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Moderatorja Kiara Tito ka rrëfyer se në planet e saj kryesore është krijimi i një familje me këngëtarin Luiz Ejlli.

Në një intervistë për “Më lër të flas”, ajo rrëfeu se mezi po pret që të bëhet nënë, ndërsa theksoi “imagjino të bëj djalë dhe të gërhasë si Luizi”.

Sa i përket pyetjes nëse ka bërë seks me këngëtarin në shtëpinë e BBV, ajo e mohoi duke thënë se mes tyre ka pasur vetëm puthje e përqafime.

Kiara Tito: “Po, kështu do të ndodhë, logjikisht do bëjmë seks pas dasmës. Në Big nuk ka ndodhur asgjë, jemi përqafuar. Tani jam mësuar me të gërhiturën e Luizit, imagjino të bëj dhe një djalë që të gërhasë si Luiz të më bën dy njëherësh.

Nuk e kisha menduar kurrë që do hyja në BBV dhe do gjeja dashurinë e jetës. Tani më ka hipur një dashuri shumë e madhe për të krijuar familje dhe mezi pres të bëhem nënë. Është gjëja kryesore.”

Moderatorja tregoi edhe takimin e parë me mamanë e Luizit dhe kritikën që ajo i bëri. Ndërsa theksoi se nuk do e kishte aspak problem që të jetonte me vjehrrën, pasi do e ndihmonte edhe me rritjen e fëmijëve.

“Po patjetër që do jetoja me mamanë e Luizit, si do të rriten fëmijët, jam nënë e re dhe e dua një ndihmë nga vjehrra. Nuk e kam aspak problem, jam me traditat.

Nuk jam natyrë që grindem, rri urtë. Ia bëj kafen mëngjes për mëngjes, çfarë të dojë ajo, ia bëj të gjitha.

Vjehrra ishte shumë e mirë, i ngjante shumë Luizit, e putha e përqafova. Edhe ajo më puthi mua e më përqafoi. Kaluam shumë mirë. Më tha vetëm një gjë, “pse ma ke lënë djalin pa ngrënë atje brenda, s’ke gatuar njëherë një gjellë” (qesh)”, tha ajo.

Scroll to Top