JiL.al - Jeto i Lumtur

A mund të harrohen përgjithmonë kujtimet e hidhura?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Jeta e mbushur me moment si të mira dhe më pak të tilla, të cilat më pas kthehen në kujtime. Por si mund të harrohen kujtimet jo të bukura që kemi? Zakonisht njerëzit përpiqen t’i injorojnë këto kujtime për tu lënduar sa më pak, por sipas një studimi kjo nuk është mënyra e duhur.

Procesi i të harruarit kërkon më shumë përpjekje mendore sesa procesi i kujtimit. Sipas hulumtimeve njerëzit e kanë aftësinë për të harruar në mënyrë të vullnetshme, por ende nuk dihet si e bën truri diçka të tillë. Studiuesit nisën të monitoronin një pjesë të trurit, e cila quhet korteksi temporal ventral që na ndihmon në përpunimin e stimujve vizualë. Eksperimenti i realizuar ishte me 24 të rinj të cilëve iu treguan foto të skenave dhe fytyrave të njerëzve ku iu tha të mbanin mend ose të harronin secilin imazh.

Studiuesit pas eksperimentit shqyrtuan aktivitetin në korteksin ventral temporal duke zbuluar se procesi i harresës përdor më tepër fuqi të trurit.

Por harresa e imazheve të veçanta e kërkuar në një eksperiment në një laborator, sigurisht që është diçka tërësisht e ndryshme nga harresa e kujtimeve të dhimbshme ose traumatike të ngjarjeve të përjetuara gjatë jetës. Por hapat e parë për këtë proces duket se tashmë kanë nisur.https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top