Adi Krasta nuk do që emri i Luiz Ejllit të zihet me gojë

Jil
Jil
1 Min Read

Adi Krasta kishte ftuar në programin “A Krasta show” aktoren Eva Alikaj. Gjatë intervistës Krasta nuk mund të mos e pyeste për eksperiencën e saj në Big Brother.

Në një moment Eva u ndal të fliste edhe për Luiz Ejllin, por këtu Krasta e ndërpreu dhe i kërkoi mos të përmendë asnjë emër tjetër, pasi pyetja ishte specifikisht për të.

Vite më parë, Adi Krasta refuzoi për dy netë me radhë të përmendte emrin e këngëtarit Luiz Ejlli teksa e prezantonte në Festivalin e RTSH-së.

Kujtojmë se gjatë eksperiencës në “Big Brother VIP”, Luizi e përmendi Adi Krastën, duke e akuzuar se 10 milion lekët që kishte fituar nga çmimi i “Ethet e së Premtes” nuk i ishin dhënë.

LEXO TË RADHËS

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *