JiL.al - Jeto i Lumtur

Ai që ka nxitim në dashuri, ka nxitim edhe në urrejtje.

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ata që nuk janë të pranishëm, gjithnjë janë fajtorë.

Burri dhe gruaja janë si një trup, por me xhepa të ndryshëm.

Çfarë nuk sheh me sytë tuaj, mos e shpik me gjuhë.

Dashuria është sikurse tlyni: më mirë shkon me bukë.

Dashuria që mbahet me dhurata, gjithmonë është e uritur.

Duke mësuar mirë një gjë, mund t’i mësosh edhe dhjetë të tjera.

Epshi i mbrapshtë e ka fillimin të ëmbël, kurse mbarimin të hidhur.

E pyetën të urtin: “Kë do më shumë, vëllanë apo mikun tënd?”. Urtaku u përgjigj: “E dua vëllanë tim, nëse e kam mik!”.

Është më e vështirë të njohësh një njeri se dhjete qytete.

Gjysmë e vërteta është gënjeshtër e plotë.

Hajduti kur s’ka ç’të vjedhë, pretendon se është i ndershëm.

I lumi ai që mbetet i qetë pas ofendimit të parë, sepse me atë veprim shpëton prej qindra ofendimeve të tjera.

Ka njerëz si dyqanet, që në vitrinë janë të shkëlqyer, brenda bosh.

Kur nëna e lëvdon vajzën, lëre dhe ik; kur fqinji e lëvdon vajzën, grabite dhe ik!

Kur njeriu punon nuk ka kohë t’i shpërdorojë të hollat vend e pa vend.

Kush nuk shet dhe nuk blen nuk ngr ihet dhe nuk ulet.

Martesa pa dashuri ka vetëm një fund, dashuri pa martesë.

Mejhanexhiu e do pijanecin, por jo për dhëndër të vetin.

Më e rëndësishmja në një bisedë është ajo që nuk e ke thënë.

Në qoftë se do të përpiqem të jem si një tjetër, kush do të jetë si unë?

Nëse dëshiron të dish sa lart qëndron, shiko poshtë.

Nëse njeriu pi pak, është i mirë si dele; nëse pi pak më shumë, bëhet trim si luani; nëse e tejkalon masën, bëhet i vrazhdë si tigri; po nëse pija i bëhet pasion (afsh), njeriu i ngjet derrit që zhgërryhet në baltë.

Nuk do të ketë ndonjëherë kohë, ai që thotë do ta bëj kur të kem kohë.

Nuk ka vend për Zotin tek ai që është përplot me vetveten.

Njeriu i vogël edhe në kodër është i vogël.

Njeriu i zgjuar dëgjon një fjalë dhe kupton dy.

Njeriu lind dhe vdes duarbosh.

Një i tillë i cili thotë se është njëqind për qind në të drejtë, është një mburracak i keq, një vjedhacak i madh dhe një faqezi i pashoq.

Një njeri që është tepër i mirë me botën, më së shpeshti nuk është i mirë për familje e vet.

Pamundësia për të thënë të vërtetën nuk do të thotë se është e nevojshme gënjeshtra.

Perëndia nuk mund të ishte e pranishme në çdo vend, prandaj i ka krijuar nënat.

Poho vazhdimisht se ti ke të drejtë dhe do të shpallesh fajtor.

Prej suksesit deri te mossuksesi është vetëm një hap, prej mossuksesit deri te suksesi shpie një rrugë e gjatë.

Sikur të banonte rastësisht Perëndia në Tokë, njerëzit me siguri do t’ia thyenin të gjitha dritaret.

Sikur të pasurit të kishin mundësi t’i blejnë njerëzit që të vdesin në vend të tyre, të varfërit do të kishin mundur të jetojnë shkëlqyeshëm.

Shkaku i shumë fatkeqësive rri në fund të gotës.

Shoqëria e keqe korrupton njerëz e zakone të mira.

Shpirti me humor e bën jetën të gëzuar dhe të qetë.

Të vetmit njerëz, vërtetë të vdekur, janë ata që janë harruar nga të tjerët.

Tri gjëra rriten edhe natën: qiraja, borxhi dhe vajzat e pamartuara.

Veshja e mirë i hap të gjitha dyert.

Presim të na thuash të preferuarën tënde, ose atë që më së shumti e përdorni edhe vetë në jetën e përditshme, ose atë që do të dëshiroje ta ruaje diku për të mos e harruar kurrë.

Scroll to Top