
Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në rrugën “5 Maji” në Tiranë.
Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Burime bëjnë me dije se janë plagosur katër persona, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë. Tre nga të lënduarit kanë marrë plagë të lehta.