“Nuk fle gjumë nëse nuk fle Luizi…”I kthyer në një fenomen, këngëtari, konkurent në BBV si rrallëherë ka rrëmbyer zemrat edhe të botës së show bizit, pjesë e të cilës është.
Një nga fanset më të zjarrta të tij është dhe aktorja shumë e dashur e humorit, Rita Lati.”Edhe ndodh, se fle shpejt ndonjëherë. Luizin e dashuroj” tha ajo në “Why Not”.
E nëse simpatia për të shkon deri aty sa ta projektonte një person si Luizi për vajzën e saj, përgjigjia e saj është epike.
“Aty prit, ta mendoj gjatë. Luizin e adhuroj se është artist i kompletuar dhe më bën shumë të qesh. Më jep shumë pozitivitet. Le kur kërcen, mbaron mami fare, kur bën humor. Nuk do më mërzitej kurrë ta shikoja Luizin sikur të kishte një emision të vetin me humor”.
Një video e aktores Rita Lati teksa qante duke përjetuar emocionet e Shën Valentinit ku Luiz Ejlli i këndoi Kiarës këngën dedikuar asaj u bë virale në Tik Tok.
E ftuar në “Why Not” ajo tregoi reagimet që mori nga njerëzit pas kësaj videoje.”Ishte emocion bio. Unë shikoja Luizin që i këndonte Kiarës, në mendjen time ishte një që i këndonte Rozës. Ëndërroja dhe çdo gjë e lidhja me emocionin e një mami, duke e parë çunin aq të lumtur, aq të gëzuar. Janë lot gëzimi. Njerëzit e dinin që jam një çikë e sëmurë pas Luizit. Sëmuren mamatë.”
/televizioni-24