Albatros Rexha i ftuar në emisionin “Artkand” në Top Channel, ka recituar një poezi që ia kushton dashurisë së Luizit dhe Kiarës.
Gjatë “BBV2”, ai ka qenë mjaft i përfshirë dhe i ka bërë shumë përshtypje sjellja dhe dashuria që Luizi filloi të krijonte për Kiarën. Ai shprehet se e ka besuar dashurinë e të dyve që në fillim dhe i bënte përshtypje pse njerëzit kanë dyshime dhe kaq energji negative në lidhje me këtë çift. Kjo gjë e bëri që të futej më thellë në botën e “Big Brother VIP”.
“Unë kam besuar gjithmonë në dashurinë e Luizit. Në fillim kam pasur ato dilemat e mia si gjithë shqiptarët edhe në biseda me njerëz, më tepër jam intriguar nga reagimet, për mua të çuditshme të njerëzve. Përfshirë e njerëzit publikë që çdo gjë e qasin me një dyshim dhe një energji negative. Kjo më ka bërë që të jem më vigjilent dhe u futa në botën e këtij “Big-u” të jashtëzakonshëm, produksion i jashtëzakonshëm ishte ky i fundit.
Kur e ndjekja Luizin aty, edhe Luizi është artist, vërehet, por ishin ato momentet kur pushonte mes rolit që i kishte dhënë vetes dhe ishte ajo ‘ahhh’ e tij dhe ishte e sinqertë. Aty e kuptoja që ky njeri vërtet kishte krijuar ndjenja të vërteta për Kiarën. Mua më pengonte fakti që njerëzit nuk e pranonin këtë gjë. Unë kam qenë besimtar prej fillimit i kësaj gjëje dhe në momente të caktuara e ndjeja veten si Luizi kur ti duhet ndonjëherë që jo vetëm t’i mbushësh mendjen personit që e do, por edhe gjithë botës që ai ka përreth dhe bëhet shumë më e vështirë, është presion dhe aty kam shkruar disa vargje. Lexuesit e mi e kanë identifikuar për kë e kam fjalën dhe pastaj u desh të thosha po”, është shprehur Albatros Rexhaj.