Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Armando Shehi dhe Melisa Lleshi ishin një ndër çiftet më të përfolur dhe që arritën ta mbanin për një kohë të gjatë lidhjen e tyre që pas largimit nga “Për’puthen”.
Dhe pse dyshja kanë patur zënka dhe keqkuptime mes njëri-tjetrit duke i pasqyrar kështu dhe në rrjetet sociale duket se kësaj herë ndarja mes tyre ishte përfundimtare. Andi ka treguar gjatë një interviste se lidhja mes tyre u bë toksike dhe se ziheshin shumë, kështu që vendosën t’i jepnin fund marrëdhënies.
Së fundmi ish-konkurrenti ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e tij, ku nuk kanë munguar dhe pyetjet rreth jetës së tij sentimentale.
Andi është pyetur nga ndjekësit nëse ka diçka që ai do të dëshironte ta kthente pas. Sipas tij çdo gjë ndodh për një arsye dhe është më mirë që të mësosh nga gjërat që ke humbur, duke iu referuar kështu dhe lidhjes së tij me Melisën.
“Mendoj se çdo gjë ndodh për një arsye dhe sado të duam të kthejmë kohën mbrapa, ndonjëherë është më mirë sepse dhe kur mendon që ke humbur diçka ke fituar dhe merr mësime përjetën dhe formon karakterin e fortë që të mos ketë mundësi të të bëj asgjë më keq”-
Duket se ndarja nga Melisa e ka bërë Shehin të kuptojë shumë gjëra. Ai është pyetur se me çfarë parimi ecën në jetë.
“Në fund vetëm familja qëndron! Evetmja gjë e shenjt dhe që duhet repsektuar përgjithmonë, familja”- u shpreh ish-konkurrenti.
Ndjekësit janë kurioz të dinë nëse Andi do të niste sërish romancën me ndonjërën nga vajzat e programit të dashurisë gjithashtu duan të dinë nëse momentalisht është dhe në ndonjë marrëdhënie dashurie.
Mirëpo Shehi mesa duket po qëndron ende single dhe nuk dëshiron të ketë lidhje me asnjë nga vajzat e “Për’puthen”..jetoilumtu.al/