JiL.al - Jeto i Lumtur

Arbër Hajdari pendohet për diçka nga ky BBV dhe ka lidhje me Luizin e Kiarën

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

I ftuar në “Ftesë në 5”, opinionisti i Big Brother, Arbër Hajdari ka folur në lidhje me hatërmbetjen e Kiarës dhe nëse Luizi ka mbajtur një qëndrim ndaj tij. Arbri tha se ai e ka kuptuar se në atë program nuk kishte asgjë personale me askënd dhe se gjithësecili përfaqëson një model.

Arbër Hajdari: Kiara dhe unë kemi pas mendime të ndryshme, ka mbajtur distancë, por ka qenë çështje ditësh.

B ieta Sulo: Po Luizi të ka mbajtur inat për këtë?

Arbër Hajdari: Jo, Luizi ka qenë gjithmonë koherent, ka shprehur pëlqim për Kiarën që në ditët e para. Ndoshta mund të kisha qenë më i butë, për pjesën e parë kur Kiara ishte brenda shpisë.

Bieta Sulo: Më i butë me kë?

Arbër Hajdari: Me çiftin. Mund të kisha dashur që mos të flisja shumë për ta, por që situatat brenda shtëpisë edhe të detyronin të flisje për situatat që ndodhnin. Pastaj një trysni e madhe nga publiku, që thonin: “Pse s’filsni për këtë.” Por mendoj se në pjesën e parë, mund të isha më i butë

Scroll to Top