Arrestohet komandanti i RENEA-s, kapet me 113 mijë euro në “Audi” (EMRI)

Jil
Jil
2 Min Read

Finalizohet nga Forca e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor i koduar “Fast”, falë inteligjencës informative.

Altin Morina me detyrë shef në repartin RENEA është kapur me 113 mijë euro në mjetin e tij tip “Audi”.

Uniformat blu bëjnë me dije se Morina është arrestuar për pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre.

NJOFTIMI:

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale shuma të madhe në euro, paund e lekë shqiptare.

Mesditën e sotme, falë inteligjencës informative se një shtetas (punonjës police), qarkullonte me automjet tip “Audi” dhe kishte me vete sasi të konsiderueshme parash, menjëherë shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fast”.

Në kuadër të këtij operacioni, te Kodra e Diellit, shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja kanë konstatuar dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë automjetin e dyshuar sëbashku me drejtuesin e tij shtetasin Altin  Morina, 43 vjec, banues në Tiranë, me detyrë Shef i Stërvitjes te Reparti Special Renea.

Gjatë kontrollit dhe kryrjes së automjetit rezultoi se në serdiljen e pasagjerit, në vendin e parë të automjetit, ndodhej një qese plasmasi brenda të cilës kishte lekë, euro dhe paund.

Nga numërimi rezultoi se në qesen e palsmasit kishte rreth 113 mijë euro, rreth 290.00 lekë të rinj dhe 80 paund, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Tiranë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për vepra penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Lexo të radhës

“Fenomenit Luiz” nuk i ‘shpëton’ as këngëtarja e njohur, bën gjestin e veçantë…

Horoskopi për ditën e sotme, 14 mars 2023

Pronar i lokalit në “Don Bosko” ku ndodhi masakra/ Gjykata e Tiranës tregon arsyet e lirimit të Fatjon Muratit…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *