Atyre që ndërtojnë kështjella në ajër, u marrin qira të madhe.
Autori shkon në vendin e krimit.
Besimi dhe nderimi janë dy shtylla themeleore të dashurisë, pa të cilat ajo nuk mund të qëndrojë; sepse pa nderim dashuria s’ka asnjë vlerë dhe pa besimin dashuria s’është e lumtur.
Besimi i tepruar ndonjëherë mund të ejtë marrëzi, mirëpo mosbesimi i tepruar gjithnjë është – fatkeqsi.
Besnikëria është themeli i dashurisë.
Bëhu më i mirë, në qoftëse nuk bëhesh dot më i ditur.
Burrat bëjnë ligjet, gratë bëjnë moralin.
Ç’frikë mund të ketë ai që ka çertifikatën e gjykatës të pastër.
Çfarë fiton një njeri që fiton botën, por humb shpirtin?!
Çdo ide revolucionare; në shkencë, politikë, art ose kudoqoftë; ngjall, te ata që e dëgjojnë, tre lloje reagimi:
(Në fillim): -Ajo është krejtësisht e pamundur, mos harxho kohën kot! (Disa kohë më vonë): -Ajo është mundur, por nuk është e dobishme të bëhet. (Më në fund): -Unë e kam thënë gjithnjë se ajo ishte një ide e mirë.
Çdo vit e më tepër nevojitet më pak kohë për të kapërcyer Atalantikun dhe, më shumë kohë për të vajtur në punë.
Dashuria e vërtetë është e thjehstë dhe e ndrojtur, edhe pse ajo rri e pret në hije.
Dashuria e vërtetë në një shoqëri mund të ekzistojnë vetëm në mesin e njerëzve ku çmohen dhe respektohen virtytet.
Dashuria e zemrës e bën njeriun të harrojë çdo pengesë.
Dashuria është një shpirt që jeton në dy trupa.
Defektet janë si aromat: i ndien vetëm ai që është afër, jo ai që i bart.
Është e pamundur që njëkohsisht të dashurosh dhe të jesh i mençur.
Fëmijë, plak apo ri qoftë, ai që vjen në shtëpinë tënde duhet pritur me respekt, sepse mes gjithë të tjerëve, miku yt është më i larti.
Fjalët e njëjta, kanë kuptime të ndryshme, te njerëzit e ndryshëm. Fjalët e njëjta kanë kuptime të ndryshme, te njerëzit e njëjtë, në kohë të ndryshme.
Fjalët ngushëlluese, të përdorura me vend dhe në çastin e duhur, janë ilaçi më i vjetër i njerëzimit.
Francezët kanë pasion për revolucionin, por apati për ndryshim.