JiL.al - Jeto i Lumtur

Arsyet pse njerëzit janë më të shëndoshë sot se 30 vite më parë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Nëse sot je përshembull 40 vjeç, të duhet të hash me pak dhe të ushtrohesh më shumë sesa 40- vjeçarët në vitin 1971, për të parandaluar mbipeshën, sipas York University Press Release.

Ka faktorë të shumtë kontribues që ndikojnë në shtimin të peshës (pa kuptuar), madje edhe nëse mendojmë që ruhemi shumë mirë në ushqim. Keni parasysh që jo gjithçka që shkruan ‘dietik, pa sheqer’ etj, janë vërtetë të tilla. Prandaj duhet të behemi klientë të zgjuar.

– Ilaçet farmaceutike janë një arsye. Përveç efekteve anësore, disa lloje ilaçesh mund të sjellin edhe mbipeshë.

– Mosha e madhe maternale (kur bëjmë fëmije në moshë me të madhe)

– Mungesa e gjumit

– Nivel i ulët i kalciumit në trup

– Ekspozimi kundrejt kimikateve në ushqime, produkte pastrimi, kozmetikë që para disa vitesh nuk i kishim (shtesa në mishëra si hormone të rritjes, steroide seksuale, çrregullues endokrine, bisfenol A, phthalates, triclosan, pesticide agrokulturore, glyphosate etj)

– Prishja e ambientit të baktereve në trup, pasi bakteret që jetojnë tek ne (mikrobiota) ka impakt në shtimin e peshës, pra çrregullimi midis baktereve të mira dhe atyre të këqija.

– Dehidratimi. Prandaj edhe preferohet një gotë ujë afro minuta para ushqimit, pasi kjo krijon ndjesinë e ngopjes dhe ju konsumoni më pak ushqim. Një person që pi 1.5 litra ujë në ditë, shkrin ekstra kalori.

https://jetoilumtur.al/

Scroll to Top