Luiz Ejlli dhe Kiara Tito tashmë kanë nisur një romancë dashurie brenda Big Brother VIP Albania, duke u kthyer në një nga çiftet më të pëlqyera të momentit, pavarësisht uljeve dhe ngritjeve në marrëdhënien e tyre.
Së fundmi banorët kanë pasur mundësi të realizojnë tatuazhe brenda shtëpisë, gjersa një e bëri këngëtari shkodran.
Artisti i njohur zgjodhi të bënte tatuazh syrin e Kiarës, duke e përjetësuar kështu të dashurën e tij në krahun e tij.
Por ajo që është më pak e njohur për publikuan është fakti se kush është njeriu që e realizoi këtë tatuazh si dëshmi e dashurisë që Luizi ka ndaj prezantueses çdo ditë e më shumë.
Dhe djali i cili hyri në shtëpinë e Big Brother dhe i bëri tattoo Luizit, Qetsorit, Oltës, Shpatit dhe Kejsit, është artisti Klodian Gega, i cili ishte i ftuar këtë të mërkurën në emisionin “Ditë e Re” në RTV Ora.
Klodi rrëfeu përjetimet e banorëve gjatë realizimit të tatuazheve që ata donin, ndërsa zbuloi se i pari që hyri në dorën e tij ishte pikërisht Luizi.
“Ishte shumë entuziast dhe i lumtur kur erdhi e kishte idenë e qartë se çfarë donte të realizonte dhe puna me të ishte tejet komode, situata ishte më e ngrohtë. Po ashtu ishte edhe me Deamishelin.
Tatuazhi i Luizit ishte tatuazhi më i realizuar sepse kishte mesazhin për të dashurën e tij, kishte dhe logon e Big Broitherit si kujtim i atij spektakli. Pra i kishte të gjitha brenda.
Ndërsa tatuazhi më i lehtë për t’u realizuar ishte ai i Oltës, pasi ajo zgjodhi të bënte vetëm emrin e të birit.
Pastaj kur dola nga atje nisën mesazhet në Instagram dhe kudo. Dhe aty e kuptova se sa shumë fansa kishte Luizi në rrjete.
Ishte një eksperiencë interesante dhe u prita shumë mirë si nga banorët ashtu dhe nga organizatorët”, rrëfeu artisti Klodian Gega.
Me një nga gratë që…”/ Zbulohet marrëdhenia e Arbana Osmanit me presidenten e…
S’kanë fund ‘gafat’ në “BBVK”, banorja befason sërish me deklaratën e papritur (Video)
Sherri mes vajzave në 8 Mars/ Antoneta sqarohet me Nitën: E keqinterpretove…