JiL.al - Jeto i Lumtur

Aulona Musta: ‘Nëse nuk do të fitonte Luizi do të digjej Tirana!’

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Një mbrëmje pas finales së madhe është organizuar një ‘afterparty’ për të festuar me të gjithë ish-banorët dhe të ftuar të tjerë VIP. Intervistat kanë qenë të shumta dhe AulonaMusta nuk mund t’i shpëtonte disa pyetjeve nga gazetarët e Top Media.

Si tu duk finalja mbrëmë çfarë iu surprizoi për mirë dhe për keq?

Do të na kishte surprizuar po të mos fitonte Luizi. Do të digjej Tirana, nuk do bënim as këtë festën. Më surprizoi fakti që mendova se do të ishte Efi me Luizin në fund.

Momenti yt i prefeuar në fund?

Fjalimi i Luizit, aty mu duk Luizi më i sinqertë në këto 100 e sa ditë.noa.al

Scroll to Top