Luizi dhe Kiara kanë diskutuar me banorët pas komentve negative që moderatorja ka marrë. Luizi ua ka bërë të qartë të gjithë ndjekësve se nuk merret me të shkuarën e Kiarës pasi dhe vetë nuk është i kulluar.
“Ja kam thënë dhe Kiarës. Unë mërzitem për çfarë mund të ndodhë nga data 24 Dhjetor e këtej, se ça ka ndodhur më përpara…ti nuk ke ardhur nga qielli, ke pasur një jetë, ke pasur një lidhje, dy, tri, pak rëndësi ka.
Nuk e kam ndërmend as t’ja numëroj as ti them qysh, kur, si, tek. Do me fol vetë se ka , ndonjë siklet, ndonjë ankth? Ma thuaj se ndoshta lirohesh, është pjesë e saj. Ama çfarë ka pasur ka pasur.
Unë nuk jam i kulluar, për t’i kërkuar llogari asaj unë duhet të jem i kulluar për vete. Mua ajo nuk më ka njohur atëherë, ne nuk i jemi premtuar në lindje njëri-tjetrit. Jemi njohur me 24 Dhjetor, është mëse normale që mua kur i dëgjoj ato gjëra qejfi nuk më bëhet, mërzitem por jo me të, por me situatën që krijohet”, ka thënë Luizi.
/ranknewsi