Banorët e rinj të “Big Brother” dhe lufta për ndjekës në “Instagram”, kush fitoi më shumë

Jil
Jil
2 Min Read

“Big Brother” është një format që ndikon shumë edhe në rrjetet sociale të konkurentëve që bëhen pjesë e tij. Shifrat e ndjekësve të banorëve, ‘kërcejnë’ dita-ditës, në varësi edhe të dinamikave të lojës.

Në një përmbledhje të “Top Albania Radio”, tregohet sesi kanë ndryshuar shifrat e “Instagram”-it për banorët e rinj.

Një nga protagonistet kryesore të këtij spektakli është padyshim Olta Gixhari, e cila ka fituar 1 mijë ndjekës në “Instagram”.

Këngëtarja Keisi Medini, ka arritur të fitojë gjithashtu 1 mijë ndjekës.

Armaldo Kllogjeri, një nga protagonistët e BBV, duket se ende nuk është pozicionuar në një nga dy grupet dhe strategjia që është duke përdorur e ka trembur edhe vetë atë.

Maestro ka arritur të fitojë 1500 ndjekës. Krist Dragoti ka arritur të grumbullojë 1800 ndjekës në llogarinë e tij personale në “Instagram”.

Një banor tjetër që i është bashkuar shtëpisë është edhe aktori i mirë njohur shqiptar Elvis Pupa, i cili nga 125 mijë ndjekës ka shkuar në 128 ndjekës. Banorja tjetër, e cila na suprizoi me hyrjen e saj në shtëpinë më të famshme, ishte edhe Antoneta Koçi.

Ajo ka fituar 4 mijë ndjekës këtë javë.

Kiara Tito pas hapjes së kutinë së Pandorës dhe dasmës së realizuar, ka arritur të marrë shumë pëlqime nga publiku, duke fituar këtë javë 4 mijë ndjekës. Luiz Ejlli këtë javë nga 565 mijë ai ka shkuar 573 mijë, duke fituar plot 8 mijë ndjekës të rinj në “Instagram”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *