JiL.al - Jeto i Lumtur

Begaj merr zyrtarisht detyrën: Ja çështja që do të ketë vëmendje të madhe gjatë mandatit tim

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Bajram Begaj ka marrë zyrtarisht detyrën si President i tetë i Republikës së Shqipërisë. Në ceremoninë e zhvilluar në Presidencë, kryetarja e Gjykatës Kushtetutese, Vitore Tusha, i ka dorëzuar Kushtetutën, të cilën ai e ka detyrimin parësor që ta mbrojë.

Gjatë fjalës në ceremoninë e marrjes së detyrës, Begaj tha se siguria kombëtare do të ketë vëmendje të madhe gjatë mandatit të tij presidencial.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Dëshiroj të falenderoj presidentin Meta për përmbushjen e detyrës, komunikimin që patëm gjatë kohës që patëm kur ushtrova detyrën dhe kur transferua etyrën. Për mua sot është ditë e vecantë.

Pa dyshim është dita më e rëndësishme e jetë stime. Jam para jush dhe ju drejtohem me nderin e privilegjin më të madh, atë të presidentit të Republikës.

Ky besim më ngarkon me përgjegjësinë më të madhe ndaj qytetarëve të kombit tim, ndaj partnerëve të Shqipërisë dhe ndaj miqve të familjes sime, sot u betova për besnikërinë ndaj kushtetutës, për të mbrojtur pavarësinë e Shqipërisë dhe për ti shërbyer përparimit të popullit shqiptar.

Do jem shërbëtor i popullit tim, përfaqësues i unitetit kombëtar. Do të jem mbështetës i palëkundur i rrugëtimit euro-atlantik për të gjithë shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Luginës së Preshevës.

Do jem kontribues dhe përkrahës i komunikimit dhe bashkëpunimit. Të garantosh zbatimin e kushtetutës nënkupton garantimin e ligjit edhe për luftën kundër krimit të organizuar. Sot më shumë se kurrë kërkohet unitet dhe bashkëpunim i klasave politike.

Reforma në drejtësi po jep frytet e saj. Shpreh mirënjohjen time për ndihmën e pakursyer të partnerëve tanë. Miqtë tanë te Shqipëria dhe shqiptarët do të gjejnë gjithmonë partnerin e tyre të besuar.

Mbajtja e konferencë së parë ndërqeveritare është një hap i madh, një arritje e merituar për të gjithë shqiptarët. Shqipëria, edhe pse e vogël dëshmon me krenarinë, se edhe kombet e vegjël prodhojnë siguri në arenën ndërkombëtare. Ky fakt dëshmohet nga roli i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit por edhe qëndrimi për luftën në Ukrainë.

Siguria dhe paqja nuk dhurohen por ato sigurohen. Faktorët e rrezikut ka ndryshuar. Vëmendja e çështjes së sigurisë kombëtare do të ketë vëmendje të madhe gjatë mandatit tim. Të ndryshojmë strategjinë kombëtare. Është përgjegjësi për të gjithë ne”, tha Begaj.jetoilumtu.al/

 

 

burimi lajmifundit.al/

Scroll to Top