Një javë pa Kiarën në shtëpi të Big Brother, këto veprime bëri moderatorja.
Moderatorja Kiara Tito la të shtunën e kaluar shtëpinë e Big Brother VIP, duke humbur mundësinë për të qenë në finale dhe gjithashtu edhe garën për çmimin e madh të këtij spektakli.
Por, mbi të gjitha ajo u nda përkohësisht nga i dashuri i saj, Luiz Ejlli, fenomenin e këtij edicioni të Big Brother Albania VIP.
Kiara duket se e ka mbajtur premtimin që tha para një jave para se të dilte nga shtëpia. Moderatorja e njohur kishte thënë se do t’i duheshin 10 ditë që të adaptohej me realitetin jashtë shtëpisë së Big Brother dhe ashtu ajo ka vepruar.
Përpos një interviste në Fun Club Big Brother me Megi Pojanin, Kiara nuk ka dhënë ndonjë intervistë tjetër, derisa në Instagram ka bërë 2-4 postime në ditë.
Në Instagram Kiara më shumë ka postuar video të dhuratave të fansave të saj, letra por edhe video të ndryshme të edituara e që janë bërë virale në TikTok e që janë klikuar miliona herë.
Sot, Kiara ka postuar dy foto të saj, një me “kryqin” që ia dha Luizi në qafë, derisa ka shkruar “Si ju kam o yje”.
Më pas, në orët e mbrëmjes, Kiara ka postuar edhe një fotografi me Luizin duke shprehur kështu qartë atë se asaj është duke i munguar partneri i saj, me të cilin ajo pati 90 ditë me plot situata në shtëpinë e Big Brother Albania.
Kujtojmë se pas daljes nga BBV, reagimi i saj i parë ishte në Instagram ku me një foto të saj nga dasma me Luizin brenda BBV, falënderonte fansat që i kanë mbështetur.