Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e primares për Bashkinë e Matit, Skënder Gjucin.
Në fjalën për mediat, Berisha tha se këto zgjedhje janë më të rëndësishëm se kurrë, pasi sipas tij kryeministri Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në monizëm. Berisha hodhi akuza ndaj Ramës se e ka shndërruar qeverinë një organizatë kriminale.
“Sot Edi Rama kontrollon çdo pushtet në këtë vend, sot Edi Rama qeveris duke mos respektuar asnjë ligj, asnjë normë, asnjë standard, asnjë vendim.
Sot Edi Rama e ka shndërruar qeverinë e tij në një organizatë të mirëfilltë kriminale, e cila nga njëra anë vjedh çdo orë, çdo ditë, çdo natë, çdo javë, çdo muaj, fondet publike, pasuritë publike të shqiptarëve dhe nga ana tjetër trash çdo orë, çdo ditë e më shumë lidhjet me krimin, mafian dhe drogën”, tha Berisha.
- LEXO TË RADHË
- KUJDES, pamje të rënda/ Rrihet brutalisht reperi i famshëm, publikohet momenti i dhunës në banjën e palestrës (VIDEO)
- “Mos bëj si i fortë, ore ti qeros”, Lorenci ka ‘dy fjalë’ për…
- Videoja virale/ Kiara-Kristit: Nuk më rrihet me asnjë përveç teje