Besues, durues dhe kurrë i dëshpëruar, ja njeriu me shpirt të madh.

Jil
Jil
3 Min Read

Bota është aparat fotografik: “Ju lutem qeshuni!”

Bota është një lopë, por ti duhet të dish ta mjelësh.

Bota nuk mbaron te dera e shtëpisë, mjerë ai që ka një botë të tillë.

Civilizimi është i vërtetë, nëse punon për të mësuar njerëzit që të dinë.

Çdo njeri është një libër, nëse di të lexojë.

Çka del nga zemra, te zemra shkon.

Çka fillon me inat, përfund me turp.

Çmimi i kapeles nuk jep dimensionet e trurit.

Dashuria është një akt besimi dhe ai që beson pak, dashuron pak.

Demokracia lind edhe njerëz të pandershëm.

Duart e pista bëjnë para të pastra?

Dyshimet të tradhëtojnë.

Dyshimi banon në shpirtin e fajtorit.

Dyshimi e vret miqësinë.

E kaluara është paguar, e tashmja po rrëshqet, jeni në të ardhmen.

Është më mirë të përballosh rrezikun sesa të jetosh me frikë.

Është turp të flasësh tjetër nga çka mendon, por edhe më keq, këto t’i shkruash.

Humori është serioziteti i fshehur pas shakasë.

Injoranca është një formë e ndotjes mjedisore.

Kuajt dhe poetët duhet të jenë ngopur, por jo dhjamosur.

Ku ka martesë pa dashuri, do ketë dhe dashuri pa martesë.

Lufta e ideve nuk fitohet pa libra, si lufta në det pa anije.

Miqtë e vërtetë njihen në distancë.

Mos pyet çfarë do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç’mund të bësh ti për të.

Mos pyet se si vdiq, por si jetoi.

Ndershmëria dhe korrektësia janë binjake.

Ne nuk e kemi tashëguar tokën nga paraardhësit, por e kemi marrë atë hua nga fëmijët tanë.

Një çast mund të të bëjë të palumtur përgjithmonë.

Nga nevojat, nga pritja dhe nga kënaqësia, ne të gjithë themi citate.

Nuk është i ditur ai që di shumë, por ai që ka dije të dobishme.

Nuk mund ta duash atdheun, nëse nuk e do shtëpinë tënde.

Një dozë fatkeqsie shpesh është e nevojshme, ashtu si një dozë ilaçi.

Një plagë malinje në grykë është e rrezikshme, një grykë malinje e palënduar është më keq.

Ora e parë e mëngjesit është timoni i gjithë ditës.

Paguan gjysmën ai që tregon borxhin.

Pena bën qitje më të largët se predha.

Përgjigjja më e shkurtër është të veprosh.

Predikuesi më i mirë në botë, milingona, ajo nuk flet.

Shkallëve të jetës njeriu nuk mund të ngjitet me duar në xhepa.

Të gjithë kanë lindur të barabartë, por s’jetojnë të barabartë.

Tirania gjithmonë shenjë dobësie dhe afrim përmbyesje.

Unë nuk mund të ndihem ndryshe, veçse si populli kujt i përkas.

Ushqimi më i rrezikshëm (dhe më i rëndë) që mund të hajë njeriu, është ëmbëlsira e martesës.

Zemra e nënës, shkolla e fëmijës.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *