JiL.al - Jeto i Lumtur

Biznesmeni, Gjerc Luca ia ka premtuar Kiarës: Luizit do ia bëj unë dasmën e madhe e kam nip

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.

Luiz dhe Kiara janë bërë dy nga emrat më të përfolur. Ai tashmë ka thurur planë për dasmë, pas lidhjes që kanë krijuar brenda Big Brotherit.

Së fundmi, ka qenë biznesmeni Gjergj Luca, i cili përmes një video publikisht i ka premtuar Kiarës dhe Luizit se sapo këngëtari të dalë nga shtëpia, do të organizojnë një dasmë madhështore. Luca si daja i Luizit është zotuar që do të jetë ai organizatori i kësaj dasme duke e siguruar moderatoren që do të jetë dasma më madhështore dhe e bukur që është bërë në Shqipëri.

“Përshëndetje Kiara. Përshëndetja nga këtu, Pallati i Brigadave. Për Zotin dëgjo, se je edhe nga gjysma e zemrës time, nga Përmeti. Ai zotëria jot dhe nipi im Luizi kur të dalë më datën 6 se nuk na dëgjon tani, ne, unë edhe ti do i bëjmë një suprizë. Dasmën tuaj do ta bëjmë këtu në këtë vend dhe do të bëjmë dasmën më të bukur që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri në Fish City, në qytetin e Dashurisë, në qytetin e shpresës, ëndrrave”, thotë Gjergj Luca.Gazeta Korrekte 

Scroll to Top