Besimi dhe afera janë një temë me interes edhe për shkencëtarët. Për më tepër, ata prej kohësh janë marrë me temën e njohjes së atyre që tradhtojnë në një lidhje. Studimi i fundit vjen nga Universiteti i Miçiganit, i cili tregoi se një tradhtar mund ta dallosh në bazë të rrobave.
Besojeni ose jo, mjafton t’i shikoni vetëm rrobat e tij. Shkencëtarët kanë përcaktuar se meshkujt që veshin rroba me marka të mëdha janë më të prirur për të tradhtuar. Pra, ata që bluzat e të cilëve “ulërijnë” një logo të madhe, janë më të prirur ndaj tradhtisë.
Sipas shkencëtarëve, ata “investojnë” më shumë në joshje dhe janë më të interesuar në marrëdhënie të shkurtra. Bazuar në rezultatet, studiuesit arritën në përfundimin se sa më e madhe të jetë logoja, aq më e madhe është probabiliteti që një burrë të jetë tradhtar.
Ata janë më pak të tërhequr nga gratë që duan lidhje serioze në planin afatgjatë. Krejt ndryshe është situata me meshkujt që e kanë zakon të veshin bluza me logo të vogël.
LIFE STYLE Kuriozitet
Jeto I Lumtur.al