Burri modern shqiptar ndihmon gruan në punët e shtëpisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

 

Burrat modernë shqiptarë i janë larguar tanimë mentalitetit se një grua e mirë duhet të bëjë e vetme të gjitha punët e shtëpisë.

Ndonëse janë të pakët, sot ka burra që ndihmojnë dhe i ndajnë punët e shtëpisë me bashkëshortet. Roland Tasho, fotografi i njohur, është një prej tyre.

“Nuk është turp të lash një pjatë, të marrësh fshesën apo të pastrosh tavolinën e mëngjesit. Edhe me gatimin. Fillon nga veza, shkon tek makarona, etj. Nuk është se është turp”, thotë Tasho, raporton TopChannel.

Në familjet shqiptare mbizotëron mendimi se punët shtëpiake janë detyrë e gruas, aq sa është ngulitur edhe në vetë mentalitetin e grave. Por për Tashon gjithçka është ndryshe.

“E ndihmoj sepse jam i detyruar ta ndihmoj. Në mëngjes bëj gati fëmijët për në shkollë dhe gjithmonë alternohemi”, vijon ai.

Por studimet tregojnë se ende në familjet shqiptare burri shihet si shtylla kryesore që duhet të sigurojë jetesën dhe gruaja të merret me punët e shtëpisë.

Jeto I Lumtur.al

Më të lexuarat

Scroll to Top