Burri në burg pasi tentoi ta vriste, historia dramatike e nënës së dy fëmijëve nga Shkodra

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kjo është një grua 49 vjeçe nga Shkodra e cila për 20 vite me radhë është dhunuar nga bashkëshorti i saj. Vitin e kaluar gruaja, nënë e dy fëmijëve përjetoi një tmerr pasi bashkëshorti tentoi ta mbyste me thikë teksa ai ishte në gjendje të alkoolizuar.

Gruaja, e cila nuk dëshiron të identifikohet tregon se prej një viti bashkëshorti ndodhet në burg, por vendimi i dënimit me tre vite e gjysmë nga Gjykata e Apelit sipas saj nuk është zbardhur ende ashtu siç e dhunuara nuk ka as urdhër mbrojtje me argumentimin e Gjykatës së dhunuesi është i dënuar.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

49-vjeçarja thotë se dhuna fizike dhe e çdo forme tjetër nga bashkëshorti nisi që pas javës së parë të martesës, por ajo u detyrua të durojë duke mos patur se ku të shkonte deri në 5 shkurtin e vitit të kaluar kur bashkëshorti tentoi ta godiste me thikë

Gruaja e dhunuar rrëfen se si djali i saj 14-vjeçar ishte ai që e shpëtoi nënën nga babai duke lajmëruar menjëherë policinë, teksa po tentonte ta qëllonte me thikë.

Nëna e dy fëmijëve, e cila po ndihmohet prej më shumë se 8 muajsh nga organizata “Gruaja tek Gruaja” thotë se është edhe e pastrehë.

Banesa ku jeton sot është në emrin e vëllait të bashkëshortit dhe në rast se divorcohen ka vendosur që ta nxjerrë jashtë kunatën dhe fëmijët e saj. Gruaja ka frikë se kur bashkëshorti i saj me të cilin është në proces divorci të dalë nga burgu ka frikë se mund ta vrasë.

Pavarësisht gjithë vështirësive që ka, 49-vjeçarja i bën një thirrje grave dhe vajzave që të mos pranojnë në asnjë moment të qëndrojnë të dhunuara nga familjarët e tyre apo kushdo qoftë. Vetëm shoqata “Gruaja tek Gruaja” vitin e kaluar ka trajtuar 725 raste të dhunës ndaj grave dhe vajzave në Shkodër.

Ky numër është shumë më i madh duke marrë parasysh edhe rastet e tjera të dhunës që trajtojnë organizata të tjera, vetë institucionet shtetërore apo edhe ato raste kur gratë dhe vajzat nuk arrijnë të denoncojnë dhunën. Rastet e dhunës në familje janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit./BW

Lexo të radhës

Aksident i rëndë tek ‘5 Maji’ në Tiranë, plagosen 4 persona

Berisha nuk i lëshon, zbulohet plani i Enkelejd Alibeajt për ambientet e selisë së…

‘Do merrte hakun e babës’/ Motra e Dan Hutrës flet për vrasjen e pakryer…

Gruaja 40-vjeçe hidhet në liqenin e Pogradecit, shpëtohet nga kalimtarët

Scroll to Top