Çfarë deklaroi kryeministri i Kosovës? Albin Kurti pyetet për Luiz Ejllin e “BBVA”

Jil
Jil
1 Min Read

Luiz Ejlli ka arritur të marrë vëmendje të madhe duke u quajtur edhe si fenomen i lojës së Big Brother VIP Albania. Artisti nga Shkodra po bën bujë të madhe dhe emri i tij është lakuar edhe nga personazhe të njohur si nga politika, muzika dhe arti në përgjithësi.

Në lidhje me Luizin është pyetur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë intervistës së tij të fundit në emisionin “Debat Plus”.

Kurti tha se nuk arrin që ta ndjek Luizin dhe se nuk e ka përcjellë lojën e tij në shtëpinë e famshme të BBVA.

“Për besë nuk e ndjek, ndoshta është keq se nëse ndiqet aq shumë duhet ta di edhe unë se çka po ndjek populli”, u përgjigj Kurti.

Kujtojmë që rreth Luizit më parë është pyetur edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i cili ka lavdëruar këngëtarin shkodran duke e quajtur mjeshtër dhe të talentuar.

“Një njeri, një mjeshtër në marrëdhëniet publike në fushën e tij të showbizit. Ka përdorur të gjithë talentin e pamohueshëm për të tërhequr fansa, mbështetës, simpatizantë me shpejtësi të jashtëzakonshme”, kishte thënë Berisha për Luizin.  

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *