– Çfarë është dashuria? Me sa e njoh unë, është pasion, admirim dhe vlerësim. Nëse keni dy, keni mjaft. Nëse i keni të tria, nuk ka nevojë të vdisni për të shkuar në parajsë …

Jil
Jil
3 Min Read

– Në aritmetikën e dashurisë, një plus një do të thotë gjithçka, dhe dy minus një, asgjë.

– E lehtë është të të them fjalë të bukura…
E vështirë është të t’i them vetëm ty…

– Të dua, dy fjalë – një mijë pengesa.

– Është herët të të them natën e mirë. Është vonë të të them mirëmëngjes, por kurrë nuk vonë të të them TË DUA

– Asnjëherë nuk imagjinoja se mund të të dua kështu. 
Është e pamundur për mua t’ju shpjegoj se çfarë është kjo gjë e fuqishme dhe e gjallë që mbaj në shpirt dhe brenda trupit tim. 
Jam ndonjëherë si i çmendur nga dhimbja dhe ndjej se të gjitha rrugët e mia të tjera jashtë kësaj dhimbje janë prerë. 
Se vetëm nga kjo mund ta kaloj …”

– Dashuria do të thotë trishtim, xhelozi, dhimbje, çmenduri, vetmi, shkatërrim, absurditet, melankoli, dëshpërim, urrejtje, zemërim … kur e humbni. Nëse nuk mund t’i përballoni gjithë këto, mos e provoni.

– Në një qiell plot yje …
gjëja e vështirë është të gjesh atë që shkëlqen vetëm për ty!
Kur ta gjeni, mbajeni, ta doni dhe ta vlerësoni.
Atëherë dhe vetëm do të meritoni shkëlqimin e tij!

– Nuk më intereson çfarë thotë bota. Mua më intereson çfarë thonë sytë e tu, ato janë bota ime.

– Nuk erdhi kur duhej.
Erdhi kur mundi.
Dhe kur mundi, mungoja..

– Dhe shkruaj vargje, 
faqe plotësoj
se do të vish pranë meje 
ende shpresoj.

– Kur të kisha nevojë, nuk ishe këtu. Tani që je këtu, nuk të kam nevojë…

– Dashuro për të jetuar, jeto për të dashuruar.

– Ndonjëherë pyes veten se çfarë është ajo që më pëlqen më së shumti në jetë. Buzëqesh dhe mendoj për ty!

– Duhen tre sekonda për të thënë të dua, tre orë për ta shpjeguar, dhe një jetë të tërë për ta provuar.

– “Imagjinoj se diku ekziston një lum, ujërat e tij rrjedhin me rrëmbim dhe egërsi. 
Brenda në lum gjenden dy njerëz, duke u përpjekur me dëshpërim për të mbajtur njëri-tjetrin, mbahen sa më shumë që të jetë e mundur, por në fund nuk rezistojnë më. 
Rryma është e fortë, detyrohen të braktisin njëri-tjetrin, të ndahen. Kështu ndodh dhe me ne. 
Ndjej keqardhje për… Kath, sepse e kemi dashur njëri-tjetrin një jetë të tërë. 
Por në fund, ne nuk do të jemi në gjendje ta mbajmë njëri-tjetrin, nuk do të jemi në gjendje të qëndrojmë së bashku përgjithmonë “.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *