Çfarë ndodhi mes çiftit? Kiara habit me deklaratën ndaj Luizit: Bashkë jemi deri në finale, po të shfrytëzoj për lojë

Jil
Jil
2 Min Read

Qëndrimi i Kiarës në “Big Brother Vip” është cilësuar nga shumë si “meritë” e Luizit dhe marrëdhënies që ata të dy kanë krijuar. Shpesh çifti ka dëgjuar komentet të tilla si “Kiara e shfrytëzon Luizin për lojë” dhe në një bisedë të fundit kjo frazë është përdorur nga vetë Kiara.

Biseda:

Luizi: Deri kur jemi bashkë?

Kiara: Deri në finale.

Luizi: Po pastaj?

Kiara: Pastaj shohim.

Luizi: Për lojë po më shfytëzon?

Kiara: Po.

Moderatorja ka qeshur pasi e dha këtë përgjigje, si për të “sqaruar” që e tha me shaka, por Luizit nuk iu duk aspak për të qeshur.

Kujtojmë se në një bisedë të bërë disa ditë më parë, Luizi i tha Kiarës me bindje se ata të dy do të jenë finalistë në “Big Brother Vip”, madje shprehu “dëshirën” që fituese të jetë partnerja e tij.

“Unë dhe ti jemi në finale dhe e fiton ti. Dua të ta jap ty “Big Brother-in” se të dua, e meriton. E di pse nuk e fitoj unë? Sepse nuk jam imazhi i duhur që i duhet shqiptarëve. Shqipëria ka nevojë për brishtësi, dashuri, ëmbëlsi, nuk jam unë për këtë punë”-tha Luizi.

Kiara u përgjigj duke buzëqeshur, teksa iu drejtua Luizit me fjalët: “Çfarë pate more?”, duke lënë të kuptohet se e mori më shumë si batutë atë që tha Luizi sesa diçka serioze.

Lexo të radhës

“Më e turpshme se kjo nuk ka”, motra e Oltës: Kiara kërcen me këngët e Butrintit

U bë virale në rrjet/ Enisa tregon kujt i shkon pjesa më e…

Banorja e BBV bën premtim befasues: Nëse fitoj keni një udhëtim falas

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *