JiL.al - Jeto i Lumtur

Çfarë ndodhi në shtëpinë e BB VIP? Spektakël parashutash në qiell, finalistët thanë emrin e… (VIDEO)

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në prag të finales, Luiz Ejlli, Dea Mishel, Krist Aliaj dhe Efi Dhedhes u surprizuan me pesë parashuta, të cilat fluturuan lart oborrit të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por edhe rreth godinës së Top Channel.

Teksa banorët po qëndronin në oborr, ku Luizi po notonte në pishinë, Efi po qëndronte përballë tij dhe Kristi dhe Dean ishin në pjesën e verandës, ata vunë re parashtutat, që mbanin emrin e se cilit.

Njëra prej parashutave kishte flamurin shqiptar. Pasi banorët panë parashutat, ata nisën të brohorisnin emrin e Xhonatanit, ish-banorit të “Big Brother VIP”, i cili në klipin prezantues, tha se ishte pilot. Madje edhe brenda shtëpisë, shpesh herë ka folur për eksperiencat e tij.

Scroll to Top