JiL.al - Jeto i Lumtur

Çfarë po ‘kurdisin’ Olta-Luiz? Kundërshtarët bëhen “miq” për një ditë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ndonëse kundërshtarë të fortë në lojë, Luizi dhe Olta u ulën për herë të parë dhe biseduan shumë sinqerisht me njëri-tjetrin.

Kjo erdhi pas “Prime” të kaluar, ku Luizi tha se Olta u kujdes për të, vetëm për lojë. Kjo gjë preku Oltën e cila shkoi në lavanderi dhe qau në krahët e Maestros.

Më pas, Luizi shkoi në lavanderi aty ku ishte Olta dhe patën një bisedë shumë të ngrohtë, e cila u mbyll me një përqafim mes tyre.

Olta i tha Luizit se e ka shumë xhan dhe se nuk bën dot pa të, në këtë lojë.

Luiz: Nuk ishte skenë e sajuar, për banorët. Kishim nevojë të flisnim vetëm, pa banorët e tjerë. Kuptova që Olta ishte prekur shumë dhe më erdhi keq. Realisht nuk doja që ajo të ndihej keq. Unë ja thash dhe ja them prap, realisht më vjen keq që ja thashë ato fjalë. Nuk kam qejf me i bë njerëzit të dalin për shkakun tim, në këtë lloj mënyrë. E ndjeva të arsyeshme t’i kërkoja falje pas 80 ditësh, për herë të parë. I thash të mos ndihet keq, nga lojërat e mia.

Olta: Mendoj që ky diskutim, ishte biseda më e sinqertë në këtë shtëpi. Më vjen keq që nuk nuk tranmetova dot tensionin që kisha, por realisht ishte biseda më e sinqertë. Përkujdesja ime, ishte gjëja më e sinqertë te loja siameze.

Qetsori: Mendoj se ishin vërtetë të sinqertë, duke marrë parasysh ngjashmërinë që ata kanë. Të dy kanë bukuritë e veta.

Kiara: Përpara dy netësh, e ndjeva dhimbjen dhe mallin që ajo ka për familjen dhe një natë i ndihej frymëmarrja nga malli për familjen. Ishte një nga përqafimet më të sinqerta që kishte mes nesh.

Olta: Unë e kam lënë që me Luizin të shkojmë në Ibiza.

Dea: Në këtë pikë, të gjithë kemi krijur një pikë emocinale me njëri-tjetrin. Përse pas kësaj, ju sërish i thoni njëri-tjetrit, “Manipulues”.

Olta: Të gjithë kanë filluar të mendojnë sikur unë dhe Luizi kemi krijuar një aleancë bashkë.

Kristi: Luizi dhe Olta kanë një aleancë intuitive, që të tjerët nuk e kanë gjetur.

Luiz: Unë dhe Olta i kemi hipur një kali të dy dhe nëse unë nuk e sulmoj Oltën, e fuqizoj atë shumë dhe e anasjellta. Ne kemi zgjedh të mos ja bëjmë fushë me lule, lojën njëri-tjetrit.

Dea: Nëse ata e lënë njëri-tjetrin, ata fuqizohen.

Luiz: Nuk e lë rehat, se ajo fluturon. Se kur fluturon ti, këtë do e shohësh dhe pak.

Armaldo:  Unë i dua të dy këta, por këta nuk duan njëri-tjetrin.

Përplaset “Audi” me “Benz-in” në Lezhë, një grua dërgohet me urgjencë në spital

Dea, a je mirë moj vajzë? “Luizi është lojtari më i dobët në “BBV””

Nëse përpiqeni të dështoni dhe keni sukses, cilën keni bërë?

Scroll to Top