Krist Aliaj dhe Armaldo Kllogjeri këtë javë janë në nominim së bashku me Luiz Ejllin. Ishte ky i fundit që i futi në grackë dy banorët e tjerë, duke u futur në të njëjtin tualet njëkohësisht me ta.
Gjë kjo që shkon kundër rregullave të “Big Brother” dhe për këtë arsye u dënuan duke shkuar automatikisht në nominim.Mirëpo, së fundmi llogaria zyrtare e Krist Aliajt në Instagram po kërkon “drejtësi”, pasi të njëjtën gjë e paska bërë më herët edhe Olta.
Familjarët që gjenden pas Instagram-it të Kristit, kanë ripostuar një video nga një faqe TikTok-u, ku duket qartë Olta dhe Luizi duke hyrë në të njëjtin tualet.
“Edhe kur hyri Kristi ishte dera e hapur. Pse nuk po dënohet Olta,”-shkruhet sipër videos së postuar në Tiktok.
Kujtojmë që pasi u dha vendimi i zarfit të zi “Prime-n” e së martës, Luizi buzëqeshi dhe u shpreh se e gjitha ishte një inskenim nga ana e tij, që të dilte në nominim me Armaldon dhe Kristin, në mënyrë që njëri të largohet nga shtëpia.