‘Ç’punë ke ti me Luizin?’, burri i Oltës kritikon aktoren në telefon live (BISEDA E PLOTË)

Jil
Jil
3 Min Read

Pas sulmit me ar.më të ndodhur gjatë mesnatës së të dielës pranë ambienteve të Top Channel, ku mbeti i vr.arë edhe roja i sigurisë, Pal Kola, produksioni i Big Brother VIP Albania vendosi që të martën mos të kishte spektakël pasi media ishte në zi.

Moderatorja e programit, Arbana Osmani, i njohur edhe banorët me këtë situatë dhe sulmin e ndodhur ndaj televizionit, ndërsa i tha atyre se nëse ndihen në rrezik, atëherë ata janë të lirë të lënë shtëpinë dhe finalja e këtij edicioni të dytë të afrohet.

Gjithashtu, produksioni i ka mundësuar banorëve nga një telefonatë me njerëzit e tyre të zemrës. Gjatë ditës së sotme, ata kanë folur me familjarët e tyre, për të marrë mendimin e tyre nëse duhet ta vazhdojnë lojën apo jo.

Sot Olta ka bërë telefonatën e saj me bashkëshortin, Dori. Ky i fundit ka kaluar përtej arsyes së telefonatës duke tentuar t’i japë mendimin e tij në lidhje me Luizin dhe lojën e partneres së tij. Ai i ka thënë se Big Brother-in ajo e ka me publikun dhe jo me Luizin.

Olta i tha: Dua vetëm që të shkoj në finale. Luizi më thotë që s’ke për ta prekur finalen, dua të shkoj nga inati sepse mendoj se e meritoj.

Dori: Po Luizi ka lojën e vet. Ç’ke ti që merr për bazë llafet e Luizit? Luizi është banor. Po të ishte organizator i Big Brother, edhe mund t’ja merrje për bazë. Luizi s’është ai që bën Big Brother-in aty. Ti shumë mirë bën që se dëgjon. Big Brother-in nuk e ke me Luizin, e ke me publikun. Ç’punë ke ti me Luizin. Luizi bën garën e vet, ti tënden. Secili ka garën e vet”, pas këtij komunikimi produksioni ka ndërprerë telefonatën e Oltës me Dorin.Telemedia

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *