Këngëtaret shqiptare Dafina Zeqiri dhe Era Istrefi janë aktualisht dy artistet më të komentuara të momentit e kjo jo për shkak të aktivitetit muzikor, por për shkak të një sherri.
Dafina publikisht akuzoi Erën se i kopjoi vathët, e fansat e kësaj së fundit e akuzuan Daffyn se i ka kopjuar veshjen.
Akuzat për kopjim vazhduan pasi Dafina publikoi këngën e re me titull “Dhimbje, dhimbje” në klipin e të cilës shfaqet me një ‘body’ të gjelbër, e Era ishte shfaqur me të njëjtën veshje pak kohë më parë.
Merr lajme ekskluzive
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Pas këtyre akuzave, ndjekësit e artisteve kanë vënë re se ato nuk ndiqen më në Instagram.