Dalin pamjet/ Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë për Jonadën, ja kush e shoqëron

Jil
Jil
2 Min Read

 

 

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ditën e hënë, qytetarë të shumtë u mblodhën sërish para Ministrisë së Drejtësisë, për të protestuar pas ngjarjes së rëndë të javës së shkuar ku në plazhin e Potamit në Himarë u vra 7-vjeçarja Jonada Avdia, e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga polici Arjan Tase.

Me moton “Nuk e vrau varka, por shteti”, ata dolën para Ministrisë së Brendshme për të vijuar më pas drejt kryeministrisë dhe Presidencës.

Qytetarët i vendosën afat kryeministrit që të largonte nga detyra Ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi, Ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.

 

Mes tyre është parë edhe moderatorja shumë e dashur nga publiku, Bora Zemani, e cila e shoqëruar nga i biri ka protestuar mes qytetarëve të thjeshtë.

Ajo është shfaqur e veshur sportive me atlete, xhinse dhe me një kapele të zezë. Kjo video është filmuar nga personat e pranishëm, por vetëm sot është bërë virale në rrjet.

Dalin pamjet/ Bora Zemani në protestën përpara Ministrisë

Kujtojmë që më herët Bora nuk ka reaguar publikisht në lidhje me vrasjen e 7-vjeccares. Ashtu si shumë kolegë të saj bën përmes rrjeteve sociale. Mesa duket moderatorja ka zgjedhur të veprojë duke qenë prezente.…jetoilumtu.al/

 

burimi lajmifundit.al/

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *