Dalin pamjet e fundit të kapur nga kamerat të Vis Martinajt, në shoqërin e të dashurës dhe Jeton Lamit…

Jil
Jil
3 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Janë publikuar mbrëmjen e sotme për herë të parë, pamjet e fundit të Ervis Martinaj, njeriut më të shumëkërkuar në Shqipëri që nga 11 gushti 2022, mbrëmjen kur ai u shpall dhe u denoncua i zhdukur nga familjarët e tij.

Siç e shikoni edhe në pamjet e publikuara gjatë emisionit ‘Në Shënjestër’, Martinaj shfaqet mbrëmjen e 5 gushtit 2022 në ambientet e një hoteli në vijën bregdetare të Durrësit.

Në këto pamje ai dallohet teksa është në praninë e të dashurës së tij me të cilën kaloi mbrëmjen dhe efektivit të policisë, Jeton Lami i cili tashmë ndodhet i ndaluar nga grupi hetues, që po merret me zbardhjen e së vërtetës së zhdukjes së atij që njihej si ‘Mbreti i Lojërave të Fatit’.

Por që askush nuk di të thotë cili është misteri i zhdukjes së tij. Por gjatë emisionit ‘Në shënjestër’, këtë të mërkurë, u publikua edhe foto e makinës së braktisur që përdorej nga Ervis Martinaj.

Siç shikohet edhe nga fotoja, makina u gjend pranë një karburanti në rrugën Durrës-Kukës. Ndërkohë që nuk ka të dhëna të tjera se çfarë u gjend në brendësi të këtij automjeti.

“Në shënjestër” zbardhi edhe pjesë të dosjes, ku thuhet se hetimi për zhdukjen e Martinajt, nisi pas informacionit të marrë nga një burim konfidencial, i cili rrëfente se i shumëkërkuari ishte rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët.

Në dosje thuhet se njeriu më i famshëm i krimit në Shqipëri, është nxjerrë në pritë nga një femër, emri i të cilës nuk bëhet i ditur.

Autoritetet nuk e kanë ende një përgjigje për fatin e babait të 4 fëmijëve të mitur, ndërsa kryeministri Edi Rama ka theksuar së fundmi se e kanë një përgjigje për këtë çështje, por duhet mbështetur në prova.

Por ai nuk ka saktësuar nëse i shumëkërkuari e ka inskenuar ngjarjen apo është rrëmbyer dhe vrarë nga kundërshtarët e shumtë.

https://lajmifundit.al/category/aktualitet

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *