Dashuri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dashuri – Bledi Ylli

Ndodh që vjeshta vjen pa shi
Vijnë dhe dimër-a pa dëborë.
Ka njerëz, mbushur dashuri
Siç ka të mjerë edhe të gjorë!

Siç ka të ndyrë e të paskrupullt
Disa cinikë, shpirt-ngushtë, fatkeq.
Që këtë botë e bëjnë të turbullt
Nuk gjendet Zot që und t’i ndreq!

Ata e bëjnë botën të hirtë,
Sepse kur lindim, pa përjashtim,
Dashurinë kemi në shpirt,
Jo si masë, por si burim…

Disa e japin pa kursyer
Atë që shpirtit na dhurohet.
Këta mjeranë si më të “vyer”
Ndoshta kanë frikë se u harxhohet!

Le të vijë çdo vjeshtë pa shi
Dimër-at rresht të kenë veç diell.
Jepni njerëz dashuri
Mos e vdisni shpirtit, thellë!

Bledi Ylli

Jeto I Lumtur

Scroll to Top