JiL.al - Jeto i Lumtur

Dashuria e parë është një provim për të hyrë në dashurinë e vërtetë. “Thënie Për Dashurinë” Dritëro Agolli..

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dashuria nuk i dhuron , por i jep të gjitha. Ndofta kjo mund të mos jetë e përjetshme , por i përjetshëm mbetet çasti.

Dashuria është një libër që e lexojnë të gjithë , por të paktë janë ata që arrijnë deri në faqen e fundit .

Dashuria nuk mësohet në kurse profesionale .

Duaje gruan edhe me gabime, ashtu siç do një libër të bukur edhe me gabime shtypi.

Për mua gruaja është një krijesë me rroba të endura prej bari, uji dhe ere.

Dashuria dhe arti nuk bëhen me urdhër, ashtu siç nuk bëhet me urdhër teshtima.

Dashuria është e para laureshë , që këndon në mëngjesin e rinisë sonë.

Për të gjetur miqësinë e vërtetë kapërcehet lumi, për të gjetur dashurinë e vërtetë deti .

Vetëm gjuha e muzikës, verës dhe dashurisë nuk ka nevojë të përkthehet.

Ai që e ndjek dashurinë dhe nuk e pushton , nuk plaket .

Dashuria e bën qiellin të vërtitet në kokë si portokall.

Dashuria deri më sot nuk njeh plan që të plotësohet qind për qind.

Burri është zbulues, gruaja mbrojtësja e zbulimeve.

Dashurinë e zmadhon fisnikëria dhe e zvogëlon meskiniteti.

Dashuria e parë është një provim për të hyrë në dashurinë e vërtetë.

Nëse njeriu nuk ndjen as kënaqësi, as dhimbje; nëse nuk ndjen as gaz, as hidhërim, as shpresë, një gjë po jua them me ndershmëri dhe bindje, lëreni të vdesë.

U zumë të dy aq shumë për punën. Dhe s’flasim dhe s’vemë e s’vijmë! Eh, budalla! Edhe dhëmbët zihen me gjuhën, Zihen dhe bashkë rrinë.

E vërtetë e pabesueshme. E mbajta në krah tërë ditën. Edhe zemër i dhashë: ‘Mbahu!’ Të nesërmen ne fshat kur arritëm, U tha te tjerëve: ‘Më rrahu!

Jeto I Lumtur

Scroll to Top