Dashuria ka një moral edhe jashtë martese, por martesa pa dashuri është imorale..”Thënie Për Dashurinë”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

1. “Të gjithë thonë se dashuria dhemb, por kjo nuk është e vërtetë. Vetmia dhemb. Refuzimi dhemb. Të humbësh dikë dhemb. Dëshira dhemb. Të gjithë i ngatërrojnë këto me dashurinë, kur në fakt dashuria është e vetmja që fshin çdo dhimbje duke na bërë të ndihemi mrekullisht mirë. Dashuria është e vetmja gjë në këtë botë që nuk dhemb.” Mesha Selimovic

2. Për romantikët e pashërueshëm, kjo:
“Ja se si ndihem kur ti më prek: Sikur miliona universe të vogla lindin dhe vdesin në hapësirën midis gishtave të tu dhe lëkurës time. Ndonjëherë harroj.” Iain Thomas, I Wrote This For You

3. Ja edhe pak nga Rumiu:
“Zgjodha të të dua në heshtje…
Sepse në heshtje nuk gjej asnjë pengesë,
Zgjodha të të dua në vetmi…
Sepse në vetmi askush nuk të ka veç meje,
Zgjodha të të adhuroj prej një farë largësie…
Sepse largësia më ruan nga dhimbja,
Zgjedh të të puth përmes erës…
Sepse ajo është më e lehtë se buzët e mia,
Zgjedh të të mbaj nëpër ëndrra…
Sepse atje ti je e pafundme.”

4. Kjo shprehje psikologjike gjithashtu mund të funksionojë:
“Dashuria e papjekur thotë: “Të dua sepse kam nevojë për ty.”
Dashuria e pjekur thotë: “Kam nevojë për ty sepse të dua.” Erich Fromm

5. “Le ta takojmë njëri-tjetrin përherë me buzëqeshje, sepse kjo buzëqeshje është fillimi i dashurisë.”

Nënë Tereza

 

Jeto  I Lumtur

Scroll to Top