Del videoja e Luizit brenda “kafazit”: Kiarës i erdhi fundi, mirë do të ishte të mbesnim shokë

Jil
Jil
2 Min Read

Një deklaratë e Luizit në dhomën e rrëfimit është duke bërë xhiron e rrjetit. Me mikrofonin ndezur, banori dëgjohet teksa thotë se lidhjes më Kiarën i ka ardhur fundi dhe se loja është më e rëndësishme për të se vet banorja.

Teksa e dëgjon këtë deklaratë, ok të gjithë mendojmë se Luizi dëshiron t’i japë fund marrëdhënies së tij me Kiarën, por jo çdo gjë është ashtu si duket pasi këngëtari është duke i përgatitur një reng moderatores për t’i bërë më pas një surprizë të madhe.

Lart e poshtë po thuhet që Luizi po përgatitet t’i propozojë vajzës që i vodhi zemrën që me shikimin e parë për martesë, mirëpo si fillim dëshiron që “t’i ngrijë njëherë gjakun”.

“Do ishte shumë mirë sikur Kiara ta kuptonte që, ose ta pranonte që i ka ardhur fundit tani edhe s….Kjo lidhje nuk ec më. Ndodhi këtu, ishte e bukur sa zgjati, si me thënë edhe le të mbyllet këtu. Çdo gjë e ka një fillim dhe e ka një fund.

Do kemi kujtime të bukura, por unë jam kam lojën shumë më të rëndësishme, për momentin dhe për hir të vërtetës nuk e shoh Kiarën në planet e mia për të ardhmen besoj se me aq sa e kemi respektuar njëri tjetrin uroj me shpirt të më kuptojë.

Pse jo të mbesim edhe shokë, ndoshta jashtë. Nuk e kam për qëllim ti bëj ndonjë gjë të keqe veçse të kaloj mirë me të”, dëgjohet të thotë Luizi.

Më të lexuarat

Nominim i papritur! Këta tre banorë dalin kokë më kokë në televotim

“Ka shumë toksicitet dhe energji të rëndë”/ Ardit Çuni flet për banorët e…

Plagosi rëndë 30-vjeçarin në Sarandë, merr fund arratia për të shumëkërkuarin, kapet pas…

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *